Sondazhi i UBO Consulting në Debat Plus: VV-ja e para, PDK e dyta, LDK e treta

Gazetari dhe autori i emisionit Debat Plus Ermal Panduri ka publikuar rezultatet e reja nga sondazhet politike, të realizuara nga kompania UBO Consulting.

Nga sondazhi, në kuadër të OMNIBUS-it për matjen e opinionit publik, nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do të printe e para në listë, ndërkaq PDK e dyta, LDK e treta dhe AAK e katërta.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) – 37.3%

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 20.6%

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 16.8%

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – 4.6%

NISMA: 2.1%

Ndërkaq, në zgjedhjet e e fundit të 9 shkurtit Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 396,787 vota apo 42.30%, PDK është renditur e dyta me 196,474 apo 20.95%, LDK e treta me 171,357 apo 18.27%, AAK-Nisma me 66,256 vota apo 7.06%.

/1065 të anketuar (mostër përfaqësuese). Intervali i besueshmërisë 95 për qind me margjinë të gabimit prej +- 3 pikë të përqindjes. Datat 09-18 qershor/

Krahasimi i rezultateve Mars – Qershor

Shpërndarja e mandateve në Kuvend

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika