Sondazhi i UBO-s në Debat Plus: 5% e qytetarëve vendosën për kë të votojnë ditën e zgjedhjeve

Gjatë ditës së sotme, mbi 50 mijë persona në 12 komuna të Kosovës janë intervistuar si pjesë e Exit Poll-it të realizuar nga UBO Consulting, që edhe këtë herë po bashkëpunon ekskluzivisht me emisionin Debat Plus në TV Dukagjini.

Ky numër përfaqëson numrin më të madh të qytetarëve të intervistuar ndonjëherë në një ditë të vetme në vend, duke e bërë këtë sondazh një prej më të mëdhenjve në historinë e zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Sipas të dhënave paraprake të UBO Consulting, shumica dërrmuese e qytetarëve, 75.7 për qind, kanë deklaruar se kanë vendosur për kë do të votojnë para nisjes së fushatës zgjedhore. Ndërkaq, 19.2 për qind e tyre kanë marrë vendimin gjatë fushatës, kurse vetëm 5.1 për qind kanë vendosur ditën e sotme, në prag të votimit.

Rezultatet e plota të Exit Poll-it do të publikohen në orën 19:00, sapo të mbyllen vendvotimet, drejtpërdrejt në emisionin Debat Plus në TV Dukagjini, ku do të prezantohen edhe analizat për komunat kryesore dhe kandidatët në garë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika