Sonte mësohet finalisti i parë i kuizit “Kush jam unë”
Një hap larg finales! Kuizi “Kush jam unë” vazhdon edhe sonte në kuadër të emisionit më të shikuar sportiv në vend “Dueli Sportiv”. Në fakt, kjo është nata e parë gjysmëfinale, pasi raundet paraprake kanë përfunduar. Edhe këtë herë pritet një garë tejet e fortë me garuesit: Blerim Zenuni dhe Bleron Tolaj. Mbetët të shihet […]
Një hap larg finales!
Kuizi “Kush jam unë” vazhdon edhe sonte në kuadër të emisionit më të shikuar sportiv në vend “Dueli Sportiv”.
Në fakt, kjo është nata e parë gjysmëfinale, pasi raundet paraprake kanë përfunduar.
Edhe këtë herë pritet një garë tejet e fortë me garuesit: Blerim Zenuni dhe Bleron Tolaj.
Mbetët të shihet se cili garues do jetë më i saktë në pyetjet e përgatitura nga redaksia e sportit në RTV Dukagjini!















