Sonte ndeshja Shqipëri – Itali

Sot sytë e të gjithë shqiptarëve janë të drejtuar nga Dortmundi, atje ku futbollistët kuqezinj do të përpiqen të shkruajnë një faqe të re dhe të lavdishme në historinë e futbollit shqiptar.

Shqipëria sonte përballet me Italinë, në ndeshjen e saj të parë në Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”.

Kuqezinjtë kanë zhvilluar mbrëmë seancën zyrtare stërvitore në stadiumin e Dortmundit, duke mbyllur kështu përgatitjet për duelin e parë të kësaj gare madhështore kundër Italisë.

Nën drejtimin e trajnerit Sylvinjo dhe stafit teknik, ekipi kuqezi u stërvit për më shumë se një orë në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja, duke u fokusuar në vendosjet taktike dhe situatat e ndryshme të lojës. Sipas FSHF-së, atmosfera në ekip është shumë pozitive, me të gjithë lojtarët në formë të mirë fizike dhe të gatshëm për të dhënë kontributin maksimal në këtë përballje të rëndësishme.

Ndeshja Itali – Shqipëri do të luhet sot, në orën 21:00 në stadiumin e Dortmundit, e ku pritet të dominojnë plotësisht tifozët shqiptarë, të cilët kanë zbarkuar me numër të madh në Dortmund.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika