Sonte ndizen qirinjtë për 21-vjeçaren që u vra dje në Ferizaj

Duke filluar nga ora 20:00, sonte do të ndizen qirinjtë para Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, për 21-vjeçaren që u vra dje nga ish-bashkëshorti, ku i plagosur mbet edhe vëllau 15-vjeçar i viktimës

Sonte duke filluar nga ora 20:00 do të ndizen qirinjtë për 21-vjeçaren që u vra dje në Ferizaj.

Qirinjtë do të ndizen para objektit të Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, aty ku edhe është vrarë viktima.

“Sonte në orën 20:00 ndezim qirinjë para objektit të Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj në kujtim të viktimës së radhës së FEMICIDIT, plagë kjo që po vazhdon të lëngojë në shoqërinë tonë. Të gjithë pa dallim gjinie, sonte jemi ERONA!”, thuhet në njoftim.

E.C., 21 vjeçare, u vra dje nga ish-bashkëshorti 36-vjeçar në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj.

Lexo më shumë: Vritet një grua në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj

I plagosur mbeti edhe vëllai i viktimës 15-vjeçar.

36-vjeçari V.A, ish-bashkëshorti i viktimës, u arrestua nga policia pasi fillimisht ishte larguar në drejtim të panjohur, pas ngjarjes.

Ndërsa sot, Gjykata Themelore në Ferizaj, lidhur me këtë rast ka caktuar masën e paraburgimit në afat prej një muaji ndaj të dyshuarit me iniciale V.A.

“Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti i Krimeve të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt-Departamenti i Krimeve të Rënda, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit V.A, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë nga neni 173 par.1 nënpar 1.3 dhe 1.5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Lexo më shumë: Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e 21-vjeçares në Ferizaj

Ai po akuzohet për dy vepra penale, “vrasje e rëndë” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Gjykata ka thënë se i dyshuari e ka goditur viktimën disa herë në kokë brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj.

“Ekziston dyshimi i bazuar, se me datë 12 Prill 2024, rreth orës 14:40, i pandehuri brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale në rr.”Vëllezërit Gërvalla”, në Ferizaj, me dashje ka privuar nga jeta të ndjerën E.C, me të cilën ka bashkëjetuar duke e goditur disa herë me armë plumba në kokë, ndërsa ka shtënë edhe në drejtim të miturit D.C (vëllai i të ndjerës) duke e plagosur në krahë”.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika