Sonte nga ora 20:00 premiera e koncertit ‘Zani që ju ndjek’

Radio Dukagjini, si radio më e dëgjuar në Kosovë tash e dy dekada, ka organizuar muajin e kaluar koncertin festiv të 24 vjetorit të themelimit të saj.

Sonte duke filluar nga ora 20:00 në kanalin zyrtar të Radio Dukagjinit në Youtube shfaqet premiera e koncertit madhështor që është bërë.

Gjatë këtij koncerti Dafina Zeqiri mori çmimin ‘Artistja e Vitit 2023’ nga Radio Dukagjini.

Kujtojmë se pjesë e këtij koncerti ishin artistë të shumtë të cilët kanë lënë gjurmë në skenën e muzikës e që u ndanë edhe për ta mirënjohje për punën e tyre si: Kori Siparantum, Shkelzen Doli, Shpat Deda, Vesa Luma, Rona Nishliu, Yllka Kuçi, Loreta Kaçka, Afrim Muçiqi, Sinan Vllasaliu etj.

Përveç artistëve Radio Dukagjini ndau mirënjohje për bashkëpunimin e mirëfilltë për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Po ashtu, mirënjohje për bashkëpunimin Radio Dukagjini ndau edhe për portalin “Telegrafi” dhe “Gjirafa”.

Radio Dukagjini ndau çmimet post mortum për artisten, Nexhmije Pagarusha, Muharrem Qena dhe Ismet Peja.

Magjinë e mbrëmjes madhështore mund ta ndiqni sonte në kanalin zyrtar të Radio Dukagjinit në youtube duke klikuar këtu:

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika