Sonte në Gjakovë u mbajt protesta kundër aktgjykimit dënues ndaj drejtuesve të UÇK-së, e thirrur nga “Kuqezinjtë e Jakovës”.
Me këtë rast, qytetarët i shprehën mbështetje çlirimtarëve në Hagë.
Në protestë mori pjesë edhe Nëna Ferdonije Qerkezi, e cila gjatë luftës në Kosovë humbi bashkëshortin dhe katër djemtë e saj.
Protesta me marsh kundër dënimit të padrejtë të çlirimtarëve “Jo në emrin tim” u përmbyll me flakadanë.