Sopi falënderon pjesëmarrësit në protestën e Shkupit: Ishin dinjitozë dhe shprehën pakënaqësinë ndaj Gjykatës Speciale

Fatmir Sopi nga OVL e UÇK-së, në edicionin special të RTV Dukagjinit pas protestës së mbajtur sot në Shkup, ka nisur fjalën e tij duke falënderuar të gjithë qytetarët që morën pjesë në marshin paqësor, pa dallim feje, moshe apo përkatësie politike.

Ai tha se protestuesit, ashtu si në Prishtinë, Tiranë, Strasburg dhe Hagë, edhe në Shkup shprehën në mënyrë dinjitoze pakënaqësinë e tyre lidhur me zhvillimet në Gjykatën Speciale në Hagë.

“Ka qenë një protestë dinjitoze, një protestë e cila e ka shprehur pakënaqësinë e popullit tonë lidhur me zhvillimet që po bëhen në Gjykatën Speciale, e cila konsiderojmë se është një padrejtësi që po i bëhet luftës sonë të drejtë, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe popullit tonë”, tha Sopi.

Ai falënderoi pjesëmarrës nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova dhe diaspora, duke vlerësuar mbështetjen e tyre të vazhdueshme: “Falënderojmë të gjithë ata pjesëmarrës pa dallim feje, partie, moshe apo shtrese shoqërore.”

Sopi komentoi edhe shqetësimet fillestare të shtetit të Maqedonisë së Veriut, të cilat çuan në krijimin e një “Shtabi të Krizës”, por theksoi se bashkëpunimi i autoriteteve ka qenë korrekt dhe i rëndësishëm në mbarëvajtjen e protestës. “Ne sot falënderojmë të gjitha organet e sigurisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë ata që kanë siguruar dhe kanë marrë masa që të mos ketë asnjë incident”, u shpreh ai.

Sipas Sopit, merita kryesore për mbarëvajtjen e protestës i takon vetë qytetarëve, të cilët “në mënyrë dinjitoze kanë shprehur pakënaqësinë e tyre sa i përket Gjykatës Speciale”.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika