Sopjani: Borrell është prej Spanjës, e vështirë të jetë neutral dhe të mbajë anë pozitive ndaj Kosovës

"Nuk është njëjtë ku je i deleguar nga një shtet siç është Spanja, sepse Spanja nuk është as neutral, është kundër pavrësisë"

Ish-inspektori i përgjithshëm i AKI-së, Shkelzen Sopjani

Ish-inspektori i përgjithshëm i AKI-së, Shkelzen Sopjani, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini është shprehur skeptik sa i përket Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell se mund të mbajë anë pozitive ndaj Kosovës.

Pasi sipas Sopjanit, Borrell është nga Spanja dhe duhet marrë parasysh qëndrimet e qeverisë spanjolle, të cilat janë kundër pavarësisë së Kosovës.

“…shtoja kësaj faktin edhe vetë qeveria e Borreliit nuk e njeh Kosovën. Ka impakt se nga vjen, duhet të jemi realistë. Nuk është njëjtë ku je i deleguar nga një shtet siç është Spanja, sepse Spanja nuk është as neutral, është kundër pavrësisë. Ne kemi shtet jo njohëse, por janë neutrale. Borrelli është prej Spanjës, edhe pse duhet të ishte neutral, e ka kogja të vështirë me kon neutral duke arrë parasysh edhe qëndrimin e qeverisë së vet.  Pra, nuk pres që Borrel ka mbajt një anë pozitive ndaj Kosovës. Mendoj që Kosova duhet të anohemi  më shumë kah Amerika dhe të punojë me amerikanët”, ka thënë Sopjani.

Sopajni ka shtuar se BE nuk është aq efikase në zgjidhjen e krizave.

“BE nuk është aq efikas në zgjidhjen e krizave, janë të mriz në mirëmbajtjen e krizave, por, në zgjidhje e krizave janë kogja jo efikase,. Edhe në të kaluarën e kemi parë se ndonjë krizë e thelluar nuk është zgjidhe prej BE-së për shkak të vetë natyrës së BE-së. Sepse në BE-së ki shumë akterët nuk është vetëm një Borrell, se Borrle duhet me i thirr 27 veta të tjerë së paku paraprakisht për te e parĽ se çfarë po mendojnë ata, për me dalë ai më një qëndrim të caktuar…”, ka theksuar Sopjani.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika