Sopjani: LDK-ja është para një udhëkryqi të madh, cilindo drejtim që e merr, ka pasoja

Avokati Shkëlzen Sopjani ka vlerësuar se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ndodhet në një moment vendimtar politik, ku çdo opsion i mundshëm do të sjellë pasoja të ndjeshme për të ardhmen e partisë.

Sipas tij, zhvillimet e fundit brenda LDK-së tregojnë për thellim të përçarjeve dhe rritje të pakënaqësive, si në nivelin e strukturave partiake ashtu edhe në raport me orientimin e ardhshëm politik.

“LDK-ja është para një udhëkryqi të madh. Cilindo drejtim që e merr, ka pasoja. Nuk është një vendim i lehtë dhe nuk ka zgjidhje pa kosto politike”, ka deklaruar Sopjani.

Ai ka theksuar se debati i brendshëm në LDK është intensifikuar sidomos rreth mundësisë së bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje, por edhe rreth drejtimit aktual të partisë.

“Në këtë fazë po shihet qartë se ekzistojnë disa rryma brenda partisë. Një pjesë janë pro koalicioneve të mundshme, një pjesë tjetër janë kategorikisht kundër, ndërsa një grup i tretë po pret zhvillimet dhe ende nuk e ka shprehur publikisht qëndrimin e vet”, është shprehur ai.

Sopjani shtoi se këto ndarje nuk janë sipërfaqësore, por reflektojnë një problem më të thellë të komunikimit dhe koordinimit brenda strukturave të LDK-së.

“Problemi kryesor është se vendimet nuk po dalin si rezultat i një konsensusi të qartë. Ka pakënaqësi ndaj lidershipit aktual dhe një debat të hapur për drejtimin që duhet të marrë partia në të ardhmen”, ka theksuar ai.

Sipas tij, situata aktuale mund të ndikojë drejtpërdrejt në aftësinë e LDK-së për të formuar koalicione qeverisëse dhe për të marrë rol udhëheqës në proceset institucionale.

“Kjo gjendje e brendshme e bën shumë të vështirë jo vetëm ndërtimin e koalicioneve, por edhe funksionimin normal të partisë në vendimmarrje strategjike. Çdo hap i gabuar mund të ketë pasoja afatgjata”, ka përfunduar Sopjani.

 

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika