Sopjani: Ndryshimi i aktakuzës ose zgjerimi i saj dërgon në zgjatjen e procedurës penale

Në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini , është zhvilluar debati për Aktakuzën e Zgjeruar ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)

Shkelzen Spojani, Ishi-Inspektori i Përgjithshëme i AKI-së

Shkelzen Sopjani, ish-Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), ka thënë se zgjerimi i aktakuzës nënkupton kryerjen e një vepre të re penale gjatës aktakuzës ose zbulimi i një vepre të mëparshme e cila nuk është përfshirë në aktakuzë.

Sipas Sopijanit, kjo nuk mund të klasifikohet si zgjerim i aktakuzës dhe as ndryshim, pasi ndryshimi konsiderohet atëherë kur të ndërrojë gjendja faktike, e cila është ndryshimi i elementeve të veprës penale të cilat i japin formë më të lehtë ose më të rëndë aktakuzës.

“Krerët e UÇK-së janë duke u akuzuar për dy grupe të veprave penale, për gjashtë vepra që lidhen me krime kundër njerëzimit edhe katër vepra penale që ndërlidhen me krime të Luftës”, ka thënë Sopjani.

Ai ka shtuar “ se krejt çka ka pasur në këtë rast mund të jetë plotësimi i procedurës së provave, e cila nuk do të kishte nevojë të cilësohet si ndryshimi i aktakuzës, ose zgjerimi i saj”.

Ndërkaq, Sopjani, ka theksuar se është duke parë një tendencë për zgjatje të procesit gjyqësor “ nuk kemi të bëjë shumë më substancë të çështjes, por kemi një tendencë për ta zgjatur procedurën”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika