Sopjani për aksionin në veri: Veprim në kohë të gabuar, mund të ketë pasoja

Sopjani ka thënë se edhe nëse ky "veprim i qeverisë së Kosovës ka qenë i natyrës së shtrirjes së ligjshmërisë në veri është marrë në kohë të gabuar dhe mund të ketë pasoja"

Avokati Shkelzen Sopjani, njëherësh ish-inspektor i AKI-së, e ka quajtur “veprim jo të duhur” operacionin e Policisë së Kosovës në veri kundër institucioneve financiare serbe në Kosovë më 20 maj.

Sipas tij, edhe nëse ka qenë veprim i natyrës së shtrirjes së ligjshmërisë në veri të vendit, ky veprim është marrë në kohë të gabuar.

Në emisionin “FIVE”, Sopjani u shpreh se ky veprim prej strukturave ilegale serbe interpretohet te popullata lokale si “diçka që i cenon të drejtat e tyre”.

“Edhe nëse veprimi më i duhur merret në kohën e gabuar ka pasoja. Koha nuk është e duhur, për shkak të popullatës lokale, ata filluan me fitu besimin atje, si dikush që ju rri afër e i mbron, veprim i duhur këtë rast kishte me qenë nëse qeveria jonë do të aplikonte veprime të buta si avancimi i mirëqenies së qytetarëve në atë pjesë e jo të bëhet një veprim të tillë, edhe nëse nuk është realisht i asaj natyre, prej strukturave ilegale interpretohet si dicka që i cenon popullatën lokale”, ka deklaruar Sopjani.

Gjatë aksionit të së hënës, Policia e Kosovës i mbylli gjashtë objekte të Bankës Kursimore të Postës dhe Bankës Popullore të Serbisë në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Sikurse Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe Bashkimi Evropian e quajti këtë veprim të Qeverisë së Kosovës, veprim të pakoordinuar dhe përshkallëzues.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika