Sopjani për vizitën e Stoltenberg-ut: Nuk ka asgjë të rastësishme, lidhet me zgjedhjet në Serbi

Avokati, Shkelzen Sopjani, ka thënë se vizita e shefit të NATO-s, Jens Stoltenberg, në Ballkanin Perëndimor nuk është e rastësishme dhe lidhet me zgjedhjet në Serbi, dhe me ndikimin rus në Ballkan, që e ka paralajmëruar para disa ditësh presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky

Ish-inspektori i AKI-së, Shkelzen Sopjani, njëherësh avokat, ka komentuar vizitën e shefit të NATO-s, Jens Stoltenberg, në Ballkanin Perëndimor.

Ai ka thënë se kjo vizitë nuk është e rastësishme dhe lidhet me zgjedhjet në Serbi, dhe me ndikimin rus në Ballkan, që e ka paralajmëruar para disa ditësh presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Po ashtu, edhe paralajmërimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se në Rashkë të Serbisë po riorganizohet grupi paramilitar e terrorist i Milan Radoiçiqit, me instruksione dhe mbështetje të shtetit të Serbisë, po konsiderohen serioze.

Në emisionin “FIVE”, avokati, Sopjani dhe Murat Mehmeti, ish-hetues policor në veri, kanë thënë se postimi i Kurtit është kuptuar si kërcënim serioz, pasi, siç theksojnë ata, ndonëse nuk do të ketë ndonjë sulm klasik ndaj ushtrisë së Kosovës, nuk përjashtohet ndonjë sulm sporadik.

“Rreziku ka qenë gjithmonë aty, grupi i Radojçiqit nuk është se ka pësuar ndonjë dëmtim të madh, është goxha aktiv në fushatën zgjedhore në Serbi, nuk ka pasë ndonjë pasojë. Postimi i Kurtit ke i drejtpërdrejtë, është i saktë, marrë parasysh se iu referua kidnapimit të policëve që ka ndodhë më herët”, ka thënë Sopjani.

Sopjani ka thënë se Serbia e ka marrë mësimin nga sulmi i 24 shtatorit.

Ndërsa, Mehmeti ka thënë se “Vuçiqi ka nevojë për diçka që do t’ia pastronte fytyrën, Kosova nuk do përjashtohej nga një sulm sporadik, por nuk mund të ketë sulm klasik ndaj  ushtrisë”.

Mehmeti ka thënë se reagimi i rreshterit policor, Afrim Bunjaku, që mbeti i vrarë në veri gjatë kryerjes së detyrës më 24 shtator nga sulmi i grupit terrorist në Banjskë, e ka ndryshuar planin e Serbisë.

Ndryshe, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, të hënën ishte për vizitë në Kosovë ku u prit në takim nga krerët e shtetit, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti.

Pas Kosovës, Stoltenberg do të vizitojë Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika