Sorensen takon komandantin Barduani, diskutojnë për situatën e sigurisë në rajon

Peter Sorensen, i dërguar special i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, i cili po qëndron sot në Kosovë, ka takuar komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Encrio Braduani.

Në njoftimin e KFOR-it thuhet se të dy ata kanë diskutuar për zhvillimet rreth situatës së sigurisë në mbarë rajonin.

Nga komandanti i KFOR-it është theksuar përpjekja e këtij misioni për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë ata që jetojnë në Kosovë, dhe po ashtu, përpjekjet për të mbështetur dialogun mes dy vendeve, që është i lehtësuar nga BE-ja.

“Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Enrico Barduani, priti sot Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian (EUSR) për Dialogun Prishtinë-Beograd, Shkëlqesinë e Tij Peter Sørensen dhe Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian (EUSR) për Kosovë, Shkëlqesinë e Tij Aivo Orav në zyrat qendrore të KFOR’it në Kampin Film City në Prishtinë. Vizita e sotme në Kosovë ishte e dyta në mandatin e z. Sørensen; dhe si e tillë, ai nuk e humbi rastin të shkëmbejë mendime me Komandantin e KFOR-it për zhvillimet në situatën e sigurisë në mbarë rajonin.

Komandanti i KFOR-it nënvizoi përpjekjet e KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ku KFOR-i dhe BE-ja veprojnë në koordinim të përhershëm. Gjenerali Barduani theksoi përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për të mbështetur të gjitha përpjekjet e Komunitetit Ndërkombëtar, në dobi të sigurisë së qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe stabilitetit rajonal.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, vijon njoftimi. 

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika