Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka vizituar sot pikëkalimin kufitar të Bërnjakut, duke e cilësuar atë si një pjesë “mbresëlënëse” për t’u parë dhe për t’u informuar mbi zhvillimet në këtë zonë.

Përmes një postimi në platformën X, Sorensen theksoi rëndësinë e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave.

“Ishte mbresëlënëse ta shoh dhe të informohesha për Pikat e Përbashkëta të Kalimit. Ndërsa është bërë shumë, ne duhet të rifillojmë punën e mbetur pa vonesë. Ka të bëjë me lejimin e njerëzve dhe mallrave që të lëvizin lirshëm – një gur themeli i integrimit në BE. Fal KFOR-it për mbështetjen e logjistikës”, ka shkruar Sorensen.

Impressive to see and be briefed on the Common Crossing Points. While a lot has been done, we need to restart the remaining work without delay. It’s about allowing people and goods to move freely – a cornerstone of 🇪🇺 integration. Thanks to @NATO_KFOR for the logistics’ support! pic.twitter.com/SNwJBR7DNs

— EUSR for Belgrade-Pristina Dialogue (@EUSR_Dialogue) March 18, 2025