SOS fshatrat e fëmijëve, misioni human që lufton shpërbërjen e familjes

Ilustrim

Sonte në emisionin “Jeto” me Xheneta Asllanin, u bisedua lidhur me punën e SOS fshatrave të fëmijëve në Kosovë.

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve të braktisur dhe në nevojë pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar.

Një fondacion me një mision vërtet human, SOS fshatrat e fëmijëve janë themeluar si organizatë në vendin tonë qysh në vitin 1999, siç bën të ditur Besnik Peci, psikolog dhe udhëheqës i kujdesit alternativ në SOS fshat, i cili ishte i ftuar në studion e Radio Dukagjinit.

Peci deklaroi se deri më tani kjo organizatë në vendin tonë është përkujdesur për rreth 1 mijë fëmijë. Kujdesi alternativ siç thekson psikologu është i ndarë në 8 SOS familje ku në secilën janë deri në 6 fëmijë, ku ka SOS nëna si dhe SOS teze të cilat i asistojnë SOS nënës dhe fëmijëve.

No description available.

SOS fshatrat e fëmijëve sipas Pecit, përpiqen të parandalojnë braktisjen e fëmijëve, shpërbërjen e familjes, e aty ofrohet një kujdes i sinqertë, ku dashuria i mban fëmijët të motivuar drejt suksesit pavarësisht sfidave. Misioni i organizatës është rritja e fëmijëve, zhvillimi i tyre dhe investimi tek ta në të gjitha dimensionet, që ata të jenë të aftë dhe të shkathtë që në të ardhmen të jenë pjesë e dobishme dhe pozitive e shoqërisë.

Psikologu deklaron se fëmijet dhe familjes SOS janë të integruara në komunitet, në familje që funksionon si të gjitha familjet e zakonshme në Kosovë, por ku shërbime ditore ofrojnë edhe psikologu, pedagogu, punëtori social dhe edukatorët.

Pos psikologut që është udhëheqës i kujdesit alternativ, e ftuar në studion e Radio Dukagjinit ishte edhe Ruke Bytyqi, që tash e 4 vite është SOS teze në SOS fshatrat e fëmijëve të Kosovës, punë të cilën ajo e cilësoi si një profesion që të përmbush dhe që bëhet shpirërisht.

Ajo deklaroi se ditët në familjet SOS janë të zakonshme si në çdo familje tjetër. Bëri të ditur se qëllim i tyre është krijimi i shprehive të mira tek fëmijët, në mënyrë që të krijojnë karaktere pozitive për të ardhmen, një përgaditje për ballafaqim me jetën, kur fëmijët të bëhen të moshës madhore, dhe largohen nga SOS familjet.

Bytyqi theksoi se me SOS familjet kalojnë të gjitha etapat që kalon çdo familje tjetër në Kosovë, duke përmendur këtu se festojnë të gjitha festat, festën e Bajramit, të vitit të ri, por me fokus më të madh tek ditëlindjet e secilit.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika