Sot ditë zie në nderim të Rexhep Qosjes

Kosova ka shpallur ditë zie shtetërore në nderim të jetës dhe veprës së akademikut Rexhep Qosja, i cili ndërroi jetë në moshën 89-vjeçare.

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, bëri të ditur se dita e premte është shpallur ditë zie në të gjithë vendin, si shenjë respekti për figurën dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm.

“Në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja, dita e nesërme, e premte, 24 prill 2026, shpallet Ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës.

Me këtë vendim, shteti ynë shpreh nderimin dhe mirënjohjen për një personalitet që i dha kulturës shqiptare dije, vepër dhe autoritet”, ka shkruar Haxhiu.

Kush ishte Rexhep Qosja?

Rexhep Qosja lindi më 1936 në Vuthaj të Malit të Zi. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, ndërsa më pas u shpërngul në Kosovë, ku përfundoi Shkollën Normale në Prishtinë në vitin 1959. Studimet për gjuhë dhe letërsi shqipe i përfundoi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës më 1964.

Në vitet 1967-1968 ai vijoi studimet pasuniversitare në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Beogradit, ndërsa më 1969 u zgjodh bashkëpunëtor shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës. Në vitin 1971 mbrojti doktoratën mbi jetën dhe krijimtarinë e poetit Asdreni.

Pas doktorimit, ai u avancua në bashkëpunëtor të lartë dhe më pas këshilltar shkencor në Institutin Albanologjik, si dhe profesor në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Nga viti 1972 deri më 1981 shërbeu si drejtor i këtij instituti.

Qosja është autor i mbi tridhjetë librave nga fusha e studimeve letrare, kritikës, prozës artistike, dramës dhe publicistikës. Ai ka botuar gjithashtu një numër të madh studimesh, artikujsh dhe trajtesash në revista shkencore e letrare, ndërsa veprat e tij janë përkthyer në disa gjuhë.

Përveç veprimtarisë akademike, ai ishte aktiv edhe në politikë. Në periudhën 1998–2000 drejtoi një parti politike në Kosovë dhe ishte kryetar i Lëvizjes së Bashkuar Demokratike të Kosovës. Gjithashtu, ishte pjesë e delegacionit të Kosovës në Konferencën Ndërkombëtare për Kosovën në Rambuje në vitin 1999.

Në vitin 2000, ai shërbeu si anëtar i Këshillit Administrativ dhe Këshillit të Përgjithshëm të Kosovës, në kohën kur administrata ndërkombëtare udhëhiqej nga Bernard Kouchner.

Për kontributin e tij është vlerësuar me një sërë çmimesh, përfshirë Shpërblimin e qytetit të Prishtinës (1968), Shpërblimin Krahinor të Dhjetorit (1969), dy shpërblime të SHSH të Kosovës (1972 dhe 1974), si dhe çmimin e RS të Serbisë “7 Korriku” (1975). Në vitin 2010 u nderua me çmimin “Pjetër Bogdani” për romanin “Bijt e askujt”, ndërsa në mars të vitit 2025 mori çmimin “Letërsia shqipe” nga Ministria e Kulturës.

Përveç veprimtarisë akademike, ai ishte i angazhuar edhe në politikë. Në periudhën 1998–2000 drejtoi një parti politike në Kosovë, ndërsa në vitin 2000 u nderua me çmimin “Nderi i Kombit” nga Republika e Shqipërisë.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse tash do të jenë të përkthyer shqip për lexuesit,...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Të fundit nga rubrika