Këtë të premte, Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare.

Në rend të ditës në seancën e sotme janë pyetjet parlamentare të deputetëve për kabinetin qeveritar.

Kujtojmë se dje kuvendi ka mbajtur seancë, në të cilën është diskutuar për Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën.

Gjatë seancës së djeshme ka pasur përplasje në mes të deputetëve të pozitës dhe të opozitës.