Sot mbahet Akademi Përkujtimore në 27-vjetorin e rënies së heroit, Luan Haradinaj

Sot, 27 vjet nga rënia e heroit të kombit, Luan Haradinaj

Sot shënohen 27 vjet nga rënia e heroit, Luan Haradinaj, në njërën nga betejat e para të UÇK-së kundër forcave serbe.

Sot mbahet Akademi Përkujtimore në 27-vjetorin e rënies së Haradinajt.

Bashkë me të vëllain, Ramush Haradinajn dhe grupin e përbërë nga Fehmi e Xhevë Lladrovci, Selim Krasniqi, Ramiz Lladrovci, Abedin Rexha e Ilaz Kodra, Rafet Rama e Gani Rama, Emrush Xhemajli dhe Ali Ahmeti, Luan Haradinaj ishte nisur për në Kosovë.

Grupi kishin rënë në pritë sipër fshtatit Larë, fshat që ndodhej afër Kushninit të Hasit, në vendin e quajtur “Qafa e Mullarit”.

Në këtë pritë ishte vrarë Luan Haradinaj, ndërsa ishte plagosur Rafet Rama, e njëkohësisht, edhe Ramush Haradinaj dhe Fehmi Lladrovci.

Trupi i Luan Haradinajt kishte pushuar në Vlanë deri në çlirimin e Kosovës. Pas çlirimit trupi i tij ishte rivarrosur në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në vendlindje, në Gllogjan të Rekës.

Haradinaj ishte emëruar komandant i Logjistikës së UÇK-së në moshën 20-vjeçare.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika