Sot mbahet konferenca e pestë ndërqeveritare BE –Shqipëri
Bashkimi Evropian dhe Shqipëria mbajnë sot në Bruksel konferencën e pestë ndërqeveritare, ku pritet të hapet zyrtarisht grupkapitulli i tretë i negociatave, që lidhet me “Konkurrueshmërinë dhe Rritjen Gjithëpërfshirëse”. Ky kapitull përfshin tetë fusha të rëndësishme si transformimi digjital dhe media, politika ekonomike dhe monetare, shkenca dhe kërkimi, arsimi dhe kultura — fusha kyçe për […]
Bashkimi Evropian dhe Shqipëria mbajnë sot në Bruksel konferencën e pestë ndërqeveritare, ku pritet të hapet zyrtarisht grupkapitulli i tretë i negociatave, që lidhet me “Konkurrueshmërinë dhe Rritjen Gjithëpërfshirëse”.
Ky kapitull përfshin tetë fusha të rëndësishme si transformimi digjital dhe media, politika ekonomike dhe monetare, shkenca dhe kërkimi, arsimi dhe kultura — fusha kyçe për afrimin e vendit me standardet e BE-së.
Delegacioni shqiptar sipas Euronews, në këtë konferencë drejtohet nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.
Në vetëm tetë muaj, Shqipëria ka hapur negociatat për 27 fusha, ndërsa në konferencën e katërt ndërqeveritare të mbajtur më 14 prill në Luksemburg u hap grupkapitulli për tregun e brendshëm.
Qeveria shqiptare synon që brenda këtij viti të hapen të gjithë grupkapitujt e mbetur, ndërsa objektivi është që negociatat të përfundojnë deri në vitin 2027, me anëtarësimin e plotë në BE të planifikuar për vitin 2030.















