Sot do të mbahet Kuvendi Zgjedhor i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK) për zgjedhjen e kryesisë së re të organizatës, në Atelienë përballë Sallës së Kuqe të Pallatit të Rinisë.

Regjistrimi do të bëhet në ora 11:00.

Më poshtë gjeni rendin e ditës për këtë Kuvend Zgjedhor:

  • 11:00 Regjistrimi;
  • 11:30 Hapja dhe nisja e punimeve të Kuvendit;
  • 11:40 Prezantimi i raportit të punës dhe atij financiar korrik 2021-korrik 2024;
  • 12:00 Propozimet dhe votimi për ndryshimet në Statutin e AGK-së;
  • 12:30 Zgjedhja e komisionit 5 anëtarësh të punës;
  • 12:40 Adresimet e kandidatëve për Kryetar;
  • 12:50 Votimi dhe procesi i numërimit për Kryetar/e dhe Anëtarë të Bordit;
  • 15:00 Shpallja e rezultateve.