Sot zhvillohet ndeshja miqësore mes Kosovës dhe Armenisë

Sot nga ora 17:00, në “Vazgen Sargsyan Republican Stadium” të Yerevanit, Kosova do të zhvillojë ndeshje futbollistike kundër Armenisë.

Në prag të miqësores me Armeninë, futbollistët dardanë në paraditen e sotme kanë zhvilluar një tjetër seancë stërvitore në Yerevan, dhe, siç duket për fat të mirë, futbollistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të gatshëm për të dhënë maksimumin në miqësoren e parë të këtij viti.

“Përveç ushtrimeve të lehta fizike, përzgjedhësi Franco Foda ka shfrytëzuar këtë seancë në aspektin taktik, ku ka punuar veçmas në organizimin e skuadrës në gjuajtjet nga këndi, si dhe shfrytëzimin sa më të mirë të ndërprerjeve. Po ashtu, është punuar edhe në shmangien e pozitave jashtë loje”, ka njoftuar në një postim në Facebook, Federata e Futbollit të Kosovës.

 

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika