Sot mbahet seancë e jashtëzakonshme për rritjen e çmimit të naftës
Sot në Kuvendin e Kosovës pritet të mbahet një seancë e jashtëzakonshme, e thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me përkrahjen e deputetëve të PDK-së dhe AAK-së, për të diskutuar rritjen e vazhdueshme të çmimit të naftës. “Seancë e jashtëzakonshme plenare Rendi i ditës 1. Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për rritjen e çmimeve të naftë, mungesa […]
Sot në Kuvendin e Kosovës pritet të mbahet një seancë e jashtëzakonshme, e thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me përkrahjen e deputetëve të PDK-së dhe AAK-së, për të diskutuar rritjen e vazhdueshme të çmimit të naftës.
“Seancë e jashtëzakonshme plenare Rendi i ditës 1. Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për rritjen e çmimeve të naftë, mungesa e ndërhyrjes së Qeverisë dhe ndikimi i drejtpërdrejtë në koston e jetesës si dhe stabiliteti ekonomik i vendit Vendi: Salla e seancave Koha: 11:00”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, dje shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, e cila ka theksuar se situata aktuale kërkon reagim urgjent institucional.
Sipas saj, rritja e çmimeve po rëndon drejtpërdrejt mbi qytetarët, ndërsa qeveria po qëndron pasive përballë kësaj gjendjeje.
“Lidhja Demokratike e Kosovës me përkrahje edhe të deputetëve të PDK-së dhe AAK-së ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për rritjen e çmimit të naftës. Nafta po shtrenjtohet çdo ditë. Çmimet po rriten. Derisa, qytetarët po varfërohen.















