Këtë të hënë pritet të mblidhen dy komisione parlamentare, ai për Medie, si dhe ai për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes.

Përderisa i pari mblidhet për të mbajtur dëgjim publik për Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Medieve, i dyti do ta shqyrtojë Projektligjin për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, atë për mbrojtje nga zjarri, si dhe projektligjin për letërnjoftim.