Sot mblidhen tri komisione parlamentare

Të mërkurën do të mblidhen tri komisione parlamentare, të cilat në rend dite do të kenë në shqyrtim disa projektligje

Ilustrim

Të mërkurën e 20 shtatorit, tri komisione parlamentare do të mblidhen.

Duke filluar nga ora 10:00, do të mblidhet Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Në këtë mbledhje do të shqyrtohet Plani i Punës së Komisionit për sesionin vjeshtor 2023.

Rendi i ditës:

  • Miratimi i rendit të ditës;
  • Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes të komisionit, të mbajtur më 12.07.2023
  • Shqyrtimi i Raportit të Punës së Komisionit për sesionin pranveror të vitit 2023
  • Shqyrtimi dhe miratimi i Draft Planit të Punës së Komisionit për sesionin vjeshtor të vitit 2023
  • Të ndryshme

Ndërsa, duke filluar nga ora 11:00, do të mblidhet Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, i cili do të shqyrtojë Planin e Punës së Komisionit për sesionin vjeshtor 2023.

Rendi i ditës:

  • Miratimi  i rendit të ditës;
  • Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mbajtura të Komisionit me datë: 21 qershor dhe 10,26,27 korrik 2023;
  • Miratimi i Raportit të Punës së Komisionit për sesionin pranveror 2023;
  • Shqyrtimi i Planit të Punës së Komisionit për sesionin vjeshtor 2023;
  • Shqyrtimi i Raportit plotësues lidhur me Raportin me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin nr.08/L-211 për Verëra;
  • Votimi i Raportit vjetor të Organit Shqyrtues i Prokurimit për vitin 2022;
  • Votimi i Raportit vjetor Financiar i Komisionit të Pavarur për Media për vitin 2022;
  • Votimi i Raportit vjetor Financiar i Autoritetit Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare për vitin 2022;
  • Votimi i Raportit vjetor Financiar të RadioTelevizionit të Kosovës për vitin 2022;
  • Vazhdimi-Shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për  vitin 2022;
  • Shqyrtimi i Projekt Kodit nr.08/L-247 Doganor dhe i Akcizave;
  • Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-253 për aderimin e Kosovës në Konventën për importin e  përkohshëm;
  • Të ndryshme.

Në orën 11:00 do të mblidhet gjithashtu edhe Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Në këtë mbledhje do të shqyrtohet Plani i Punës të Komisionit për sesionin vjeshtor 2023.

Rendi i ditës:  

  • Miratimi i rendit të ditës;
  • Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e Komisionit e mbajtura me datë 18.07.2023;
  • Shqyrtimi  i draft-planit të punës së Komisionit, për sesionin vjeshtor 2023;
  • Të ndryshme.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika