Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në seancë plenare, ku deputetët pritet të shqyrtojnë një sërë çështjesh.
Sipas njoftimit zyrtar, seanca do të nisë në orën 10:00 dhe do të përfshijë disa pika të rendit të ditës.
Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3. Pyetjet parlamentare,
4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 10/L-019 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme,
5. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës se Kosovës nr. 07/07, dt. 30.03.2026 për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gazë,
6. Propozimi i dy (2) kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.