Sot mëngjes i ftohtë, temperaturat deri në 14°C gjatë ditës
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka parashikuar se sot, e mërkurë moti do të jetë kryesisht i qëndrueshëm dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4°C dhe 2°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 6°C deri në 14°C. Në orët e mëngjesit parashihen ngrica të dobëta dhe mjegull në disa zona, […]
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka parashikuar se sot, e mërkurë moti do të jetë kryesisht i qëndrueshëm dhe me intervale me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4°C dhe 2°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 6°C deri në 14°C.
Në orët e mëngjesit parashihen ngrica të dobëta dhe mjegull në disa zona, kryesisht në viset kodrinore-malore.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshme.
Në përgjithësi, e mërkura sjell mot tipik pranveror, me mëngjes të freskët dhe temperatura më të buta gjatë ditës.















