Sot, më 16 shtator, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të shpallet aktgjykimi në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Sipas njoftimit të fundit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, seanca për shpalljen e aktgjykimit do të nisë në orën 10:00 dhe është paraparë të përfundojë në orën 12:00.
Aktgjykimi do të shënojë përfundimin e procesit gjyqësor ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po përballen me akuzat e ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.
Seanca do të mbahet në Hagë, ndërsa zhvillimet nga shpallja e aktgjykimit pritet të përcillen me interes të madh në Kosovë.