“Sot morëm këtë aksion me i pengu ligjëratën plagjiatorit sepse ai nuk ka vendin në Universitetin e Prishtinës”
Aktivisti i Organizatës për Rritjen e Cilësi në Arsim(ORCA), Dibran Hoxha, ka folur lidhur me arrestimin e tij, në fakultetin filozofik ku ky i fundi së bashku me aktivistë të Organizatës ORCA, kanë ndërpre ligjëratat e Profesorit të Bujar Dugollit, pasi sipas ORCA-së Dugolli nuk është një person zyrtarë por është një person i cili […]





Aktivisti i Organizatës për Rritjen e Cilësi në Arsim(ORCA), Dibran Hoxha, ka folur lidhur me arrestimin e tij, në fakultetin filozofik ku ky i fundi së bashku me aktivistë të Organizatës ORCA, kanë ndërpre ligjëratat e Profesorit të Bujar Dugollit, pasi sipas ORCA-së Dugolli nuk është një person zyrtarë por është një person i cili ka mashtruar dhe ka bërë plagjiatura.
“Në qershor të këtë viti Bujar Dugolli, edhe Ardian Kastrati janë shpallur plagjiaturë nga Këshilli i Etikës në Universitetin e Prishtinës, edhe po këta të dy kanë mashtruar institucionin edhe nja avancuar në tituj akademik nëpërmjet plagjiaturës”, ka deklaruar Hoxha.
Sipas tij ky nuk është aksioni i parë që organizata ORCA e ka mbajtur ata kishin mbajtur një serë aksionesh pasi Këshilli etikës për ta kishte “marrë masë qesharake pasi ku kishte ndaluar monitorimin e Temave të diplomës”.
“Sot morëm këtë aksion me i pengu ligjëratën plagjiatorit sepse ai nuk ka vendin në Universitetin e Prishtinës”, ka theksuar ai.
Më tej, ai ka përfunduar duke thënë se veprimi i tyre për ta penguar ligjëratën e plagjiatorit nuk është vepër penale ka mund me u shënua sikurse kundërvajtje.




















