Sot pritet të mbajë mot i vranët, por do të ketë periudha me diell.

“Të mërkurën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu”, thuhet në njoftimin e  Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-32 gradë Celsius”.

Si dhe do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4m/s.