Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje lokale shiu, të cilat do të vazhdojnë të jenë të pranishme që nga orët e para të 24-orëshit.

Gjatë orëve të pasdites, pritet të ketë sërish zhvillime konvektive të vranësirave, duke gjeneruar rrebeshe lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i juglindjes, e cila në momente të caktuara pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-40 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 9 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 20°C./MeteoKosova.