Të martën vendi pritet të ketë mot të ndryshueshëm, me intervale me diell dhe vranësira të shpërndara, të cilat herë pas here mund të sjellin riga shiu.
Sipas parashikimit të IHK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 15 deri në 18 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi të lehtë deri mesatare, rreth 1 deri në 5 metra në sekondë.