Sot ndeshjet e fundit të çerekfinaleve – Anglia përballet me Zvicrën, Holanda me Turqinë
Kampionati Evropian vazhdon sot me dy ndeshjet e fundit të çerekfinaleve. EURO 2024 ka hyrë tashmë në fazën më interesante, andaj çdo ndeshje pritet të sjellë emocione. Angli – Zvicër është dueli i parë që luhet sot prej orës 18:00, ndeshje kjo që zhvillohet në kuadër të çerekfinales së këtij eventi të madh në futbollin […]
Kampionati Evropian vazhdon sot me dy ndeshjet e fundit të çerekfinaleve.
EURO 2024 ka hyrë tashmë në fazën më interesante, andaj çdo ndeshje pritet të sjellë emocione.
Angli – Zvicër është dueli i parë që luhet sot prej orës 18:00, ndeshje kjo që zhvillohet në kuadër të çerekfinales së këtij eventi të madh në futbollin evropian.
Holandë – Turqi, është sfida e fundit e fazës së çerekfinaleve, ndeshje kjo që starton në orën 21:00.
Padyshim se edhe ky ballafaqim pritet të dhurojë një ndeshje joshëse pasi që të dy skuadrat synojnë të prekin gjysmëfinalet e EURO 2024.















