Sot në Ditën e Gruas marshohet në Prishtinë
Sot në Ditën e Gruas në Prishtinë do të mbahet marshi tradicional. Kolektivi “Marshojmë s’festojmë” ka njoftuar se marshi do të mbahet me fillim nga ora 12:00. Nisja do të bëhet nga sheshi “Zahir Pajaziti” për të vazhduar deri tek Sheshi “Skënderbeu”, njofton Klankosova.tv Më tej është bërë e ditur se motoja e kësaj proteste […]
Sot në Ditën e Gruas në Prishtinë do të mbahet marshi tradicional.
Kolektivi “Marshojmë s’festojmë” ka njoftuar se marshi do të mbahet me fillim nga ora 12:00.
Nisja do të bëhet nga sheshi “Zahir Pajaziti” për të vazhduar deri tek Sheshi “Skënderbeu”, njofton Klankosova.tv
Më tej është bërë e ditur se motoja e kësaj proteste është ‘’Marshojmë për njëra-tjetrën’’.
“8 marsi po afron e ne rikujtohemi se lufta kundër dhunës strukturore e të përditshme vazhdon. Rikujtohemi se dhuna ushtrohet njëkohësisht nga hetero-patriarkati, kapitalizmi racist, pabarazitë globale, dhe ideologjitë që cilësojnë disa trup-mendje si “të sëmura/paafta””, thuhet në thirrjen e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist që organizon marshin.
“Ky marsh, le të jetë për solidaritetin, jetën, përkujdesjen, e revoltën për njana-tjetrën. Një çarje feministe kundër patriarkatit, kapitalizmit, e fashizmit!”.
Dita Ndërkombëtare e Gruas është një ditë që shënohet çdo vit si një pikë qendrore në lëvizjen për të drejtat e grave.
Dita Ndërkombëtare e Gruas i kushton fokus çështjeve të tilla si barazia gjinore, të drejtat riprodhuese, dhunës dhe abuzimit ndaj grave.















