Një ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit, sot (e enjte) ka nisur zyrtarisht afati për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Sipas afateve kushtetuese, partitë politike kanë kohë deri më 9 gusht për ta konstituuar legjislaturën e re, njofton Dukagjini.
Pas konstituimit të Kuvendit, do të fillojnë të rrjedhin edhe afatet për formimin e Qeverisë së re dhe për zgjedhjen e Presidentit.
KQZ konfirmoi ndarjen e mandateve parlamentare: Lëvizja Vetëvendosje 53 deputetë, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7 deputetë.
Po ashtu, Ardian Gjini dhe Daut Haradinaj u zëvendësuan nga Bekë Berisha dhe Burim Ramadani, pasi hoqën dorë nga mandati i deputetit.
Pavarësisht nisjes së afateve institucionale, partitë politike ende nuk kanë bërë publike bisedime konkrete për formimin e institucioneve.
Seanca konstituive e Kuvendit pritet të thirret nga ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu.