Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta

Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka rikujtuar se sot më 31 maj 2026, përfundon afati për regjistrimin e personave me nevoja të veçanta për votim në zgjedhjet e ardhshme.

Përmes një njoftimi, KQZ u ka bërë thirrje qytetarëve që ende nuk janë regjistruar ta shfrytëzojnë kohën e mbetur për të përfunduar procedurat e nevojshme

Sipas KQZ-së, regjistrimi mund të bëhet në mënyrë elektronike përmes platformës së dedikuar online, si dhe pranë Zyrës së Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën përkatëse.

Institucioni zgjedhor ka bërë të ditur se për informata shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë përmes WhatsApp-it dhe Viber-it në numrin +383 46 13 00 13 ose në linjën pa pagesë 0800 55 555.

KQZ ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së të gjithë qytetarëve në procesin zgjedhor, duke u bërë thirrje personave me nevoja të veçanta që të regjistrohen brenda afatit të paraparë.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika