Sot do të përkujtohen e nderohen 116 viktimat e Masakrës së Studimes në Vushtrri të kryer nga forcat serbe më 2 maj 1999.

Kësisoj duke filluar nga ora 10:30 do të bëhen homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Studime të Vushtrrisë, njofton Dukagjini.

Ndërkohë që duke filluar nga ora 12:00 do të mbahet akademi përkujtimore në nderim të të rënëve.

Po ashtu në këtë akademi do të marrë pjesë edhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.