Sot e enjte, në ora 11:00, Kuvendi i Kosovës do të mblidhet për herë të 23-të me radhë në përpjekje për t’u konstituuar dhe për të zgjedhur kryetarin e ri të tij. 

Deri më tani, asnjëra prej seancave nuk ka prodhuar ndonjë rezultat konkret, pasi mungesa e marrëveshjes ndërmjet partive politike ka bllokuar procesin.

As në seancën e 22-të, të mbajtur të martën, deputetët nuk arritën të bien dakord për formimin e komisionit ad-hoc që do të mbikëqyrte votimin e fshehtë për zgjedhjen e kreut të Kuvendit.

Bllokada politike ka hyrë në muajin e dytë, ndërsa partitë vazhdojnë të akuzojnë njëra-tjetrën për mungesë gatishmërie për kompromis.