Në Podujevë do të nisë për herë të parë shërbimi i hemodializës.

Duke filluar nga ora 10:00, përurimin e saj do ta bëj kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Ky i fundit kishte premtuar vite më parë funksionalizimin e këtij shërbimi meqënëse pacientët në hemodializë, detyroheshin të udhëtonin deri në kryeqytet, që trajtimin ta merrnin në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Për projektin, Ministria e Shëndetësisë ndalu dy milionë euro.