Sot, Pjetër Shala do të dalë para gjyqit të Gjykatës Speciale
Të martën e 21 shkurtit të vitit 2023, do të fillojë gjykimi ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala. Sipas Gjykatës Special, Shala akuzohet se ka kryer krime luftë ndërmjet periudhës 17 maj 1999 deri më 5 qershor të po atij viti. Seanca Gjyqësore është paraparë që të fillojë nga ora 9:30. Sipas […]
Të martën e 21 shkurtit të vitit 2023, do të fillojë gjykimi ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala.
Sipas Gjykatës Special, Shala akuzohet se ka kryer krime luftë ndërmjet periudhës 17 maj 1999 deri më 5 qershor të po atij viti.
Seanca Gjyqësore është paraparë që të fillojë nga ora 9:30.
Sipas aktakuzës, Shala akuzohet se ka kryer katër lloje të veprave penale gjatë luftës, ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.
Ndërsa, këto vepra penale pretendohet se Shala i ka kryer në fabrikën e metalit në Kukës të Shqipërisë.















