Sot pritet të publikohet dekreti për seancën konstituive të Kuvendit Kosovës.

Kështu tha Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Osmani, në një përgjigje për TV Dukagjinin

“Dekreti për seancën konstituive pritet të publikohet sot gjatë ditës”, deklaroi Bekim Kupina, këshilltar për Media

Të enjten e 27 marsit u certifikuan rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, kur edhe filloi rrjedha e afatit 30 ditor për mbajtjen e seancës konsitutive.

Sa i përket procesit të seancës konsituive fillimisht zgjidhet Kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës. Pastaj edhe procedurat tutje të krijimit të qeverisë së re.