Sot pritet të mblidhen katër komisione parlamentare
Këtë të martë janë planifikuar të mblidhen katër komisione parlamentare. Komisioni për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal do të diskutojë hartimin e fushëveprimtarisë së komisionit dhe të tjera, në sallën N-303, duke filluar nga ora 10:00. Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Teknologji pritet të miratojë rendin e ditës, procesverbalet e mbledhjeve […]
Këtë të martë janë planifikuar të mblidhen katër komisione parlamentare.
Komisioni për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal do të diskutojë hartimin e fushëveprimtarisë së komisionit dhe të tjera, në sallën N-303, duke filluar nga ora 10:00.
Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Teknologji pritet të miratojë rendin e ditës, procesverbalet e mbledhjeve të mëparshme dhe fushëveprimin e tij, në sallën N-204, po nga ora 10:00.
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion do të shqyrtojë fushëveprimin e komisionit dhe procesverbalet e mbledhjes së 19 shkurtit, në sallën N-302, duke filluar nga ora 11:00.
Komisioni i Posaçëm për Administrimin e Procesit të Përzgjedhjes së Anëtarëve Joprokurorë të Këshillit Prokurorial të Kosovës do të shpallë konkursin për zgjedhjen e një anëtari joprokuror të Këshillit Prokurorial, në sallën C-301, nga ora 13:00.















