Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka njoftuar se sot(e premte) duke filluar nga ora 10:00, do të mbaj seancën e tretë për këtë vit, në të cilën në rend dite është shqyrtimi i propozimit për aprovimin e të hyrave të lejuara maksimale për OST/OT, shqyrtimi i propozimit për aprovimin e të hyrave të lejuara maksimale për OSSH, shqyrtimi i propozimit për aprovimin e të hyrave të lejuara maksimale për FSHU dhe shqyrtimi i ankesave të konsumatorëve.

Drejtori i ZRrE-së, Petrit Pepaj ditë më parë ishte shprehur se bursa është shkaktari kryesor i rritjes së çmimit të rrymës.

Ai tha se arsyeja kryesore e propozimit për rritje të çmimit të energjisë elektrike, është për shkak të rritjes së çmimit në bursë.

Vendimi për shtrenjtimin e rrymës pritet të hyjë në fuqi nga 1 maji.

Ndërkaq, nesër  iniciativa ”Asnjë Cent më Shumë” ka paralajmëruar protestën e dytë për të kundërshtuar këtë vendim.