Sot pritet të nënshkruhet një marrëveshje me vlerë 13.2 milionë euro

Sot pritet të nënshkruhet një marrëveshje në mes të Ministrisë së Financave dhe kompanisë Rajonale të Ujësjellësit "Prishtina", e cila do të jetë në vlerë prej 13.2 milionë eurosh

Ministri Hekuran Murati

Gjatë kësaj të premteje, pritet të nënshkruhet një marrëveshje e nëngrantit në mes të Ministrisë së Financave dhe kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”.

Kjo marrëveshje do të jetë në vlerë prej 13.2 milionë eurosh.

Marrëveshja do të nënshkruhet për projektin “Klima e Përshtatshme për Zhvillimin Urban të Ujërave të Zeza – Prishtinë”.

Në nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje marrin pjesë ministri i Financave, Hekuran Murati, udhëheqësja e Sektorit për Bashkëpunim dhe Zhvillim në Ambasadën gjermane, Vera Baumann dhe kryeshefi ekzekutiv i KRU “Prishtina”, Arsim Fetahu.

Sipas njoftimit, ceremonia e nënshkrimit do të mbahet në objektin e Qeverisë. /EO

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika