Punonjësit e Qendrave të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, si dhe punëtorët teknikë të 9 shkollave, do të protestojnë sot.

Të njëjtit do të protestojnë para komunës së Prishtinës për të kërkuar rritje të pagave.

Protesta pritet të fillojë nga ora 10:00.

Teksa është bërë e ditur se nëse kjo protestë nuk do të ketë rezultate, kryetarët e shoqatave do të caktojnë datën për hyrje në grevë.