Ditën e sotme nga ora 13:30, në varrezat e lagjes Bregaj, në Prekaz të Epërm, do të organizohet ceremonia e rivarrimit të Sinan Dautit, i cili u zhduk gjatë Luftës së Kosovës.
Sinan Dauti, i cili ishte vetëm 9 vjeç, kur u plagos rëndë nga forcat serbe më 9 prill 1999 dhe dy ditë më vonë ndërroi jetë nga plagët e marra në Mitrovicë.
Gjyshja e tij e dërgoi në spitalin e Mitrovicës, por pas atij momenti, familja nuk ka pasur më asnjë informacion për fatin e tij./EO