Sot seanca e 45-të e përpjekjes së konstituimit të Kuvendit
Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot, në përpjekjen e tyre të 45-të për të konstituuar institucionin më të lartë legjislativ të vendit. Seanca do të nisë në orën 11:00. Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se do të mbajë një konferencë për media sot në orën 10:30, vetëm pak minuta përpara […]
Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot, në përpjekjen e tyre të 45-të për të konstituuar institucionin më të lartë legjislativ të vendit.
Seanca do të nisë në orën 11:00.
Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se do të mbajë një konferencë për media sot në orën 10:30, vetëm pak minuta përpara se të nisë përpjekja e 45-të për konstituimin e Kuvendit. Konferenca do të zhvillohet në hollin pranë Sallës së Grupit Parlamentar të VV-së, por pa ndonjë detaj të dhënë për temën apo përmbajtjen e saj.















