Sot shënohen disa aktivitete për nder të Ditës së Evropës

Sot është Dita e Europës, e cila tradicionalisht festohet më 9 maj të çdo viti. Në fillim ajo u caktua nga Këshilli Europian si Dita e Europës, por më vonë Bashkimi Europian e përcaktoi 9 majin në përkujtim të deklaratës Schumanit të vitit 1950

Dita e Evropës e cila shënohet më 9 maj ka të bëjë pikërisht me deklaratën e 9 majit të vitit 1950 kur edhe u bë hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si Bashkimi Evropian.

Sa i përket agjendës, Prishtina ka organizuar aktivitete të ndryshme me rastin e Ditës së Evropës:

  • Ora 12:00 – hapja e ekspozitës së artit të fëmijëve. (Shtëpia e Evropës)
  • Ora 12:00 – hapja e Përjeto Evropën 2024. (Sheshi “Zahir Pajaziti”)
  • Ora 13:00 – performanca e korit të fëmijëve Okarina, aktivitete argëtuese për fëmijë dhe familje (Sheshi “Zahir Pajaziti”)
  • Ora 15:00 – performanca me DJ të hiteve nga BE (Sheshi “Zahir Pajaziti”)
  • Ora 16:00 – kuinteti i muzikës jazz me Andrea Rexhepin (Sheshi “Zahir Pajaziti”)
  • Ora 17:00 – performanca me DJ Gamble (Sheshi “Zahir Pajaziti”)
  • Ora 20:00 – hapja e koncertit Chopin Piano Fest. (Amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare)
  • Ora 20:30 – performanca muzikore nga Offchestra. (Sheshi “Zahir Pajaziti”)
  • Ora 21:30 – performanca muzikore nga Ledri Vula. (Sheshi “Zahir Pajaziti”)

Agjenda e aktiviteteve “Përjeto Evropën” në Mitrovicën e Veriut me rastin e Ditës së Evropës:

  • Ora 13:00 – hapja e ekspozitës së artit të fëmijëve në Shtëpinë e Evropës.
  • Ora 20:00 – performanca muzikore nga Gruiv Hijena dhe Something Went Wrong – MRS Klub, Mitrovicë e Veriut.

Ndryshe, sa i përket historikut sot është Dita e Evropës, e cila tradicionalisht festohet më 9 maj të çdo viti. Në fillim, ajo u caktua nga Këshilli Evropian si Dita e Evropës, por më vonë Bashkimi Evropian e përcaktoi 9 majin në përkujtim të deklaratës Schumanit të vitit 1950.

Dita e Evropës është data kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si BE, Bashkimi Evropian.

Ministri i Jashtëm i Francës, Robert Shuman, lexoi për shtypin ndërkombëtar një deklaratë ku i bënte thirrje Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane për të bashkuar prodhimet e tyre të qymyrit dhe çelikut që do të ishte “themeli i parë konkret për një Federatë të ardhshme Evropiane”.

Vendet të cilave u drejtohej thirrja kishin dalë të rrënuara materialisht dhe moralisht nga konfliktet me njëra tjetrën.

Ajo që propozonte Schuman ishte krijimi i një institucioni evropian mbi kombëtar, i cili do të administronte industrinë e prodhimit të qymyrit dhe çelikut, sektor i cili në atë kohë ishte baza e fuqisë ushtarake. Vite më vonë, në Samitin e Milanos në 1985, krerët e BE-së vendosën që data 9 maj të shpallej dhe festohej si “Dita e Evropës”.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika