Sot shpallet aktgjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt

Sot, e martë, në ora 13:30, në Gjykatën Themelore në Prishtinë pritet të shpallet aktgjykimi në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Të akuzuar në këtë rast janë Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava, të cilët po përballen me drejtësinë nën dyshimet për vrasje të organizuar dhe të planifikuar.

Të akuzuarit nuk do të jenë të pranishëm në seancën e shpalljes së aktgjykimit.

Një ditë para shpalljes së aktgjykimit, ka reaguar vëllai i viktimës, Leonard Ademaj, i cili ka shprehur pritjet e familjes për një vendim maksimal, duke kërkuar burgim të përjetshëm për të akuzuarit.

Edhe Prokuroria ka kërkuar dënim maksimal me burgim të përjetshëm, duke argumentuar se vrasja është kryer në mënyrë të paramenduar, ndërsa mbrojtja ka kundërshtuar akuzat, duke theksuar mungesë të provave direkte dhe duke kërkuar vendim të bazuar vetëm në prova.

Sipas aktakuzës, Murseli, Plava dhe Kokalla ishin dakorduar paraprakisht që vrasja të kryhej nga i akuzuari Plava me marrëveshje që Murseli t’ia paguante atij 30 mijë euro.

I gjithë plani për vrasjen e Liridonës, thuhet se u bë nga bashkëshorti i saj, tani i akuzuari Naim Murseli, si pasojë e çrregullimit të raporteve familjare e martesore, ku edhe lindi dëshira e tij për hakmarrje.

Në aktakuzë thuhet se fillimisht plani i ishte shpalosur Kokallës nga Murseli, por ai kishte refuzuar të gjente një mundësi për vrasjen e Liridonës, e më pas Kokalla kishte gjetur Plavën, me të cilin e kishte njoftuar Naimin.

E vetë Naim Murseli, thuhet se siguroi armën me 20 fishekë, nga i akuzuari Tom Dodaj, nga i cili e bleu për 280 euro. Me këtë armë, u krye vrasja e tani të ndjerës.

Shija e redaktorit

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Të fundit nga rubrika