Kuvendi i Kosovës sot vazhdon për herë të 47-të përpjekjen për të konstituuar përbërjen e re pas zgjedhjeve të fundit parlamentare. Edhe pse kanë kaluar disa muaj nga mbajtja e zgjedhjeve, partitë politike ende nuk kanë arritur marrëveshje për ndarjen e pozicionit të kryetarit të Kuvendit, çka ka bllokuar tërë procesin e konstituimit.

Seanca e kaluar u mbajt te dielen në orën 11:00, por ashtu si në rastet e mëparshme, përfundoi pa ndonjë rezultat konkret. Pavarësisht përpjekjeve të deputetëve dhe thirrjeve publike për kompromis, ngërçi politik vazhdon të thellohet, duke krijuar paqartësi për funksionimin institucional të vendit.